Prishtinë, 30 shtator 2025
Në një hulumtim që ka kryer Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, rreth marrëdhënie ndëretnike në Kosovë dhe raportimit mediatik mbi to, vihet në pah niveli i kënaqshëm i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë; e shqiptarëve si shumicë kundrejt pakicave kombëtare, përfshirë serbët, boshnjakët, romët dhe të tjerët.
Jeta Loshaj nga kjo qendër, gjatë një paneli ku po diskutohej marrëdhënia ndëretnike, ka thënë se në të gjitha komunat Kamenicë, Graçanicë, Viti, Lipjan, Shtërpcë dhe Gjakovë, ku është zhvilluar hulumtimi, të gjithë pjesëmarrësit i kanë përshkruar marrëdhëniet ndërpersonale të forta.
“Në të gjitha komunat, pjesëmarrësit i përshkruan marrëdhëniet ndëretnike ndër-personale si të forta, shpesh në kontrast me mënyrën se si situata perceptohet në nivel të politikës kombëtare, konkretisht në dialogun zyrtar ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, i cili aktualisht është i bllokuar për shkak të disa rrethanave. Në fakt, siç vunë në dukje shumë pjesëmarrës, komunikimi në nivel lokal është mjaft pozitiv”, ka thënë Loshaj.
Në anën tjetër, gazetarja nga Radio Kosova 2, Zulfije Jakupi, thotë se komuniteti serb në Kosovë shpeshherë ekzagjeron raportimet.
“Ne realizojmë vendimet e institucioneve që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe mundohemi të raportojmë në mënyrë profesionale. Një qasje e tillë në raportim do të duhej të vlente për të gjitha mediat në Kosovë. Shpesh e vërejmë që raportimi në mediat shqipe e serbe u jep ngjarjeve ngjyrime të ndryshme. Në mediat në gjuhën shqipe, incidentet ndonjëherë paraqiten të ekzagjeruara, ndërsa shumë rrallë shohim deklarata të përfaqësuesve politikë apo qytetarëve serbë të Kosovës. Në shumicën e rasteve, raportimi në mediat shqipe bazohet në deklarata të zyrtarëve nga Serbia, dhe jo në zërin e serbëve që jetojnë në Kosovë. E njëjta vlen edhe për mediat serbe, të cilat rrallë paraqesin qëndrimet e qytetarëve shqiptarë,” tha Jakupi.
Në disa raste, media serbe në Kosovë e paraqesin komunitetin e tyre si viktimë.
“Në mediat në gjuhën serbe shpesh vërehet një diskurs ku vetëm serbët paraqiten si viktima. Theksohet ideja se vetëm ata janë të cenuar”, ka thanë ajo.
Nga ana tjetër, gazetari i Radios Kim, Isak Vorguçiq, foli për rolin e gazetarisë profesionale.
“Përgjegjësia e gazetarëve është ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Nëse mediat e përmbushin detyrën e informimit të balancuar, ato duhet të përfshijnë të gjitha palët relevante. Kur paraqiten mendime pro dhe kundër apo qasje të ndryshme ndaj një çështjeje, media e ka kryer funksionin e saj”, ka thënë gazetari serb.

Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit
Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën