Zubin Potok, 30 shtator 2025
Sot në qendër të Zubin Potokut është mbajtur një protestë e qetë e qytetarëve serbë, në numër rreth 25 veta, në mesin e të cilëve kishte edhe përfaqësues politik të partive serbe, në kohën e fushatës parazgjedhore, të cilët kanë shprehur kundërshti ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për riregjistrim të automjeteve me targa të republikës dhe lëshim të dokumenteve personale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qeveria e Kosovës kishte zgjatur periudhën e riregjistrimit të automjeteve, për t’u dhënë mundësi qytetarëve serbë, të pajisjen me targa për automjetet e tyre, në kuadër të angazhimit për të zbatim të ligjeve të Kosovës në gjithë territorin e saj, për të gjithë qytetarët që jetojnë brenda hapësirës territoriale të Kosovës.
Në protestën e sotme qytetarët serbë kërkuan zgjidhje ndaj kësaj situate.
Marko Antiq, banor i Zubin Potokut, ka thënë se ky vendim me shumë gjasë ka ardhur si rezultat i negociatave në Bruksel nga ana e negociatorëve, dhe siç theksoi ai, për fat të keq ndikon në jetën e qytetarit të thjeshtë që jeton këtu.

Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri