Mëngjesin e sotëm, në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut janë parë punëtorë duke vendosur shirita të verdhë në të dy anët e urës, si dhe në mes të saj.
Sipas informacioneve jozyrtare, pritet të realizohet një test i qëndrueshmërisë së urës, i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, kur u përdorën kamionë të rëndë.
Sipas burimeve tona, testimi është organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në urë është vërejtur edhe prani më e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it krahasuar me zakonisht.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit