Pejë 30 Shtator 2025
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës të hënën kanë ardhur në jetë 11 foshnja, 7 vajza dhe 4 djem.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Tutje në njoftim thuhet se pos lindjeve në këtë spital janë ofruar dhe shërbime të tjera në çdo repart.
“Dje në Spitalin tonë kanë ardhur në jetë 11 foshnja – 4 djem dhe 7 vajza. Përveç lindjeve, me përkushtim dhe profesionalizëm kemi ofruar edhe shumë shërbime të tjera në çdo repart të spitalit: 602 vizita specialistike, 71 pranime të reja, 214 pacientë të shtrirë aktualisht, 332 pacientë kanë kryer gjithsej 3,880 analiza laboratorike, 11 operacione të kryera me sukses, 40 dializa, 103 Rëntgen, 53 Ultrazëra, 24 CT, 15 MRI. 16 Echokardiografi, 2 Kollonoskopi, 2 Gastroskopi, 4 Ergometri dhe 68 shërbime fiziatrike”, thuhet në njoftim.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit