Prishtinë, 27 shtator 2025
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) të shtunën ka njoftuar se uji i pijshëm që vjen nga Liqeni i Badocit është i sigurt për konsum.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga monitorimet e fundit është vërejtur një ulje e dukshme e vlerave të manganit.
“Analizat laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS tregojnë se përqendrimi i manganit ka variuar nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, vlera këto që janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.
IKShPK ka theksuar se bazuar në këto rezultate, uji në zonën e Badocit është i pijshëm dhe i padëmshëm për shëndetin.
Uji i Badocit ishte ndaluar për konsum që nga 1 shtatori.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit