Prishtinë, 27 shtator 2025
Policia e Kosovës ka ndaluar një autoambulancë me targa të Serbisë të premten në fshatin Kapi të Kamenicës për kalim ilegal të kufirit.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se shoferi dhe dy pacientë janë shoqëruar në stacion policor, por më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacient, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht”, ka njoftuar PK.
Pas intervistimit nga organet kompetente, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari, pasagjeri dhe dy pacientët janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit