Prishtinë 27 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York për një takim bilateral, kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell.
Në njoftim është bërë e ditur se kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e Grenadës për mbështetjen e saj për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Gjithashtu thuhet se diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike.
“Me këtë rast kryeministri Kurti ftoi homologun e tij nga Granada për vizitë në Kosovë dhe për të konkretizuar më tej vullnetin e të dy palëve për bashkëpunim. Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka”, thuhet në njoftim.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit