Prishtinë, 25 shtator 2025
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër D.B., dhe E.B., për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, ku bazuar në njoftimin e Prokurorisë Speciale, të njëjtit kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e organizatës terroriste ISIS.
Sipas aktakuzës, D.B., dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “TikTok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad.
Prokuroria thotë tutje se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik.
“D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B”, thuhet tutje në njoftim.

Aksident me fatalitet në Vragoli, humb jetën një këmbësor e lëndohen dy të tjerë
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
Goditet rrjeti i rekrutimit të punëtorëve me skuter nga Turqia
Aksident në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, një grua e humb jetën
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Paunoviq mbron deklaratën për “spastrim etnkik” të Kosovës