Prishtinë, 26 shtator 2025
Ligji për komunikacionin, të cilin Policia e Kosovës pritet ta zbatojë nga 1 nëntori, do të prekë ata pronarë të automjeteve që posedojnë letërnjoftime të lëshuara nga Serbia për qytetarët serbë të Kosovës.
Ky ligj nuk do t’i prekë personat që kanë vendbanim në Serbi, mirëpo ata do të detyrohen të dalin nga Kosova një herë në tre muaj.
Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka folur për Radio Mitrovica e Veriut edhe për fillimin e zbatimit të Ligjit për të huajt në veri të Kosovës, por edhe për Ligjin për komunikacionin, i cili, sipas fushatës që po zhvillohet për të informuar drejtuesit e automjeteve, parasheh që nuk do të jetë më e mundur të vozitet me autorizim, nëse drejtuesi i mjetit nuk ka vendbanim në vendin ku është i regjistruar automjeti që po vozitet me autorizim.
Elshani tha se nuk ka afate të reja për ndërrimin e patentave të shoferit për ata që nuk e kanë bërë këtë në afatin e caktuar.
Ai po ashtu tha se procesi nuk është i ndërlikuar, por ligji do të zbatohet për të gjithë, përfshirë automjetet e kompanive, si dhe ato zyrtare të sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, përveç nëse ndërkohë nuk miratohet ndonjë rregullore e re nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit