Prishtinë 25 Shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e Selisë së Shenjtë kryeipeshkvin Paul Gallagher.
Osmani ka thënë se pas hapjes së misionit në Vatikan, ka theksuar përkushtimin për marrëdhënie më të ngushta dhe të qëndrushme me Selinë e Shenjtë.
Ajo ka kërkuar që Papa Leo ta njeh shtetin e Kosovës dhe ta vizitojë Kosovën.
“Gjatë qëndrimit në New York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka shkruar presidentja.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit