Prishtinë, 25 shtator 2025
Për një javë rresht Inspektorati Gjeneral i Ministrisë së Mbrojtjes ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kjo vizitë zyrtare u bë në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe me ftesë të Inspektoratit Gjeneral të kësaj Garde.
Tutje, kanë treguar se ekipi i Inspektoratit Gjeneral i Ministrisë së Mbrojtjes ishte i udhëhequr nga gjeneralmajor Irfete Spahiu dhe i shoqëruar nga këshilltarja e NALT-it, kolonel Bryant. Në këtë vizitë, thonë se ishin edhe kolonel, Ramiz Bytyqi, major, Vilson Musaj dhe rreshter shtabor, Jeton Ramadani.
“Gjatë kësaj vizite njëjavore, ekipi u prit nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin u zhvillua një takim i veçantë pune mes tij dhe gjeneralmajor Spahiut. Vizita filloi me pritjen zyrtare nga ekipi i Inspektoratit Gjeneral të Gardës Kombëtare të Iowa-s, të kryesuar nga kolonel Piters dhe nënkolonel Mosby, ku pas fjalëve mirëseardhëse u mbajtën prezantime nga të dyja palët dhe më pas u zhvillua një trajnim për programin e inspektimit CIP-it, përgatitje kjo për inspektimin e përbashkët që u realizua më 13 dhe 14 shtator në Regjimentin 185 të Stërvitjeve”, thuhet në njoftimin e .
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes thotë se, ekipi zhvilloi një vizitë informuese në Forcat Ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku u njoftua në detaje për detyrat dhe përgjegjësitë specifike të kësaj strukture.
“Gjatë qëndrimit, përfaqësuesit nga Kosova morën pjesë edhe në ceremoninë “Gara e ushtarit më të mirë, ku morën pjesë tre pjesëtarë të FSK-së. Në vijim, u realizua një vizitë në shtëpinë e veteranëve të Iowa-s në qytetin Marshalltown, ku gjeneralmajor Spahiu u adresua personalisht veteranëve të akomoduar atje, ndërsa një tjetër ndalesë domethënëse ishte vizita në muzeun ushtarak “Iowa Gold Star Military Museum” në Camp Dodge”, thuhet tutje në njoftim.
Gjithashtu, kanë treguar se në fund të vizitës në SHBA, delegacioni i Inspektoratit të Përgjithshëm vizitoi edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, ku u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve amerikanë.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit