Prishtinë 25 Shtator 2025
Afati për regjistrimin e popullsisë për komunitetet jo shumicë është zgjatur deri më 1 tetor të këtij viti, ka njoftuar Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit e Qeverisë së Kosovës.
Të gjithë ata që nuk kanë arritur të regjistrohen vitin e kaluar gjatë këtij procesi, por edhe gjatë afatit të ri që përfundoi më 31 gusht të këtij viti, do të kenë mundësi të kryejnë regjistrimin në Agjencinë e Statistikave të Kosovës në Prishtinë deri më 1 tetor.
Informacioni për zgjatjen e regjistrimit të popullsisë nuk mund të gjendet në faqen zyrtare të Agjencisë së Statistikave, as nuk është njoftuar nga kjo agjenci për mediat. Për afatin e ri për regjistrimin e popullsisë, opinionin publik e ka informuar Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit në faqen e saj zyrtare, duke theksuar se “më meritori për zgjatjen e afatit është ministri Nenad Rashiq”.
“Ky hap i rëndësishëm tregon qartë përkushtimin e ministrit për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe sigurimin që të gjithë qytetarët të përfaqësohen në mënyrë adekuate”, thuhet në njoftim.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit