Prishtinë 23 Shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë. Kurti tha se Poliklinika do të ofrojë 15 shërbime të reja, përfshirë edhe repartin e hemodializës, i cili ka filluar punën para një muaji.
Sipas Kurtit investimi kap vlerën e rreth 2 milionë e 430 mijë eurove.
Ky institucion shëndetësor është i gatshëm që të ofrojë shërbime të specializuara për qytetarët duke shmangur nevojën për udhëtime në Prishtinë për çdo vizitë specialistike. Në këtë poliklinikë do të ofrohen 15 shërbime specialistike. Reparti i hemodializës siç e dimë të gjithë ka filluar para një muaji. Vlera e përgjithshme e investimit arrin afër 2 milionë e 430 mijë euro dhe do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në komunë e Podujevës për të mirën e të gjithëve”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se me këtë investim janë duke realizuar premtimet që kanë bërë.
Po i realizojmë ato që i kemi premtuar në fillim mandati tonë dhe sot i kemi edhe 15 shërbime të reja shtesë në poliklinikën tonë. Nga sot qytetarët tonë nuk do të kenë nevojë që të maltretohen duke pritur në Prishtinë. Jemi shumë të kënaqur, një ambient i jashtëzakonshëm me kushte të nivelit dhe standardeve më bashkëkohore”, tha ai.

Bastisje në veri për krime lufte: Sekuestrohen dëshmi ndaj të dyshuarit, si pjesëtar i ish-armatës jugosllave
Varreza masive në Zubin Potok, zbardhen dëshmitë e para të krimit serb ndaj shqiptarëve
Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
Serbia arreston një person për zbulim të informatave për varreza masive, Hoti: E vërteta nuk fshihet