Prishtinë, 22 shtator 2025
Pas publikimit të raportit të organizatës amerikane Gallup “Siguria Globale 2025”, i cili e rendit Kosovën në vendin e parë në Evropë dhe të tretin, për ligj dhe rend, ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sevçla.
“Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit. Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të sigurta në botë sipas Raportit Global të Sigurisë 2025 të Institutit Amerikan Gallup”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij zyrtare në Fecabook.
Ai tutje thekson se siguria qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës.
“Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë. Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë. Si ministër i brendshëm përfitoj nga rasti të falenderoj çdo pjesëtar të strukturave të sigurisë për përgjegjësinë e lartë dhe çdo qytetar për kontributin e përditshëm. Çdo sukses është për ne vetëm një shtysë e re për më shumë punë e përkushtim”, ka shkruar ministri në dëtyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri