Prishtinë, 22 shtator 2025
Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, sipas raportit të organizatës amerikane Gallup “Siguria Globale 2025”.
Në raportin e publikuar, Kosova ka marrë 94 pikë nga gjithsej 100, duke shënuar një ngritje krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte vlerësuar me 91 pikë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të raportit, duke theksuar se ky është një tregues i fuqisë së institucioneve dhe sigurisë që e gëzojnë qytetarët.
“Sipas Raportit Global të Sigurisë 2025 të Gallup, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për ligj dhe rend, si dhe në dhjetëshen e parë në botë për sigurinë gjatë ecjes vetëm natën. Kjo është një shenjë e shkëlqyer që qytetarët tanë po gëzojnë një nga të drejtat e tyre më të rëndësishme, dhe pasqyron forcën e institucioneve tona”, shkroi Kurti në rrjetin social X.
Raporti i Gallup thekson se perceptimi i qytetarëve për siguri dhe zbatimin e ligjit është ndër më të lartit në botë, duke e pozicionuar Kosovën në mesin e vendeve më të sigurta globalisht.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri