Prishtinë 22 Shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot me përulësi e krenari 27-vjetorin e rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, dy prej figurave më të ndritura të luftës për liri.
“Sot kujtojmë me përulësi e krenari dy prej figurave më të ndritura të historisë sonë të re, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Ata nuk ishin vetëm bashkëshortë, por bashkëluftëtarë, nuk ishin vetëm dy jetë, por një ideal i përbashkët për lirinë e Kosovës”, ka theksuar Osmani.
Presidentja ka thënë se guximi i tyre është shembull i përjetshëm për brezat që vijnë.
“Ata u ngritën mbi frikën dhe zgjodhën të mbeteshin shembull i përjetshëm i guximit. Rënia e tyre nuk ishte fundi, por themel i një rruge që çoi drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka theksuar ajo.
Osmani kujtoi gjithashtu se me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, familjes Lladrovci iu dorëzua Urdhri “Hero i Kosovës” për Fehmi Lladrovcin dhe Urdhri “Heroinë e Kosovës” për Xhevë Lladrovcin.
“Për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për liri, kisha nderin që me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, familjes Lladrovci, t’ia dorëzoj Urdhrin ‘Hero i Kosovës’ për Fehmi Lladrovcin dhe Urdhrin ‘Heroinë e Kosovës’ për Xhevë Lladrovcin”, ka theksuar ajo.


Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri