Prishtinë, 18 shtator 2025
Kryetari i delegacionit SPO në Parlamentin Evropian kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas një reforme të ligjit zgjedhor në Serbi dhe formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.
“Vuçiqit është në fund, ai nuk e ka shumicën në vend. Nëse do të dëshironte të fitonte përsëri në zgjedhje, do të duhej të organizohej ‘masivisht’, domethënë të manipulonte”, vlerëson Andreas Schieder.
Ky deputet socialdemokrat në Parlamentin Evropian është një nga të rrallët politikanë evropianë që nuk ndjek me vëmendje vetëm politikën serbe, por gjithashtu gjen guximin ta kritikojë regjimin autoritar të presidenti serb, Aleksandar Vuçiqit dhe dhunën e fundit policore ndaj studentëve. Ai thekson se është thelbësore që në zgjedhjet e ardhshme të jetë një listë e lëvizjes demokratike që udhëhiqet nga studentët.
“Studentët kanë mbështetje në të gjithë spektrin shoqëror, tek prindërit e tyre dhe gjyshërit. Me ta të formohet një qeveri tranzitore e unitetit kombëtar, në mënyrë që vendi të ndryshojë dhe të lirohet”, tha ai për STANDARD.
Ai e krahason situatën me vitin 2000, kur Sllobodan Milosheviq u rrëzua nga pushteti dhe reformisti Zoran Gjingjiq mori drejtimin e shtetit.
“Zoran Gjingjiqët e këtyre viteve e quajmë lëvizje studentore”, thotë ai për lëvizjen demokratike më të madhe aktualisht në Evropë. Ai shton se edhe partitë opozitare e kanë të qartë se studentët duhet të jenë udhëheqësit e lëvizjes pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për të cilat të gjithë duhet të ulen në të njëjtin tryezë.
Kritikat ndaj udhëheqësit serb vijnë gjithashtu edhe Partia Evropiane Popullore (EPP), ku anëtare është SNS-i i Vuçiqit.
Kryetari i EPP, Manfred Weber, deklaroi se partia ka vendosur të nis një procedurë për verifikimin e anëtarësisë së lidhur të SNS.
“EPP nuk i ka mbyllur sytë para ngjarjeve në Serbi. Procedura pritet të përfundojë ditët e ardhshme”. Deklaroi ai.
Për dhjetë muaj me radhë, dhjetëra mijëra qytetarë të Serbisë kanë dalë në rrugë duke kërkuar më shumë sundim të ligjit dhe transparencë.
Ata duan të demokratizojnë një vend të cilin SNS-i i Vuçiqit i ka “kapur” institucionet. Nën Vuçiqin, në Serbi prej kohësh nuk ka më ndarje të pushteteve.

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Entiteti i Bosnjës, Republika Serbe lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Europol godet rrjetin e kontrabandës së migrantëve përmes Serbisë
SHBA nis valë të re ajrore kundër Iranit
Mali i Zi mbyll sot dy kapituj të tjerë negociatash me BE-në
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok