Banjskë, 18 shtator 2025
Disa fotografi të shkrepura sot nga ekipi i Veritasinfo sot në fshatin Korilje, ku janë gjetur pajisje ushtarake (armë, municion dhe pajisje tjera), që lidhet me sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, tregojnë pamje të objekteve të banimit me mure të larta nga betoni dhe objekte ndërtimi.
Kjo tregon se hapësira ka qenë e rrethuar ku edhe mund të jetë përdorur për magazinim apo fshehje të pajisjeve ushtarake.
Zbulimi i një magazine të tillë lidh më tej Koriljen me ngjarjet në Banjskë dhe hap pyetje për rrjetin e mbështetjes dhe logjistikën që qëndronte pas grupit të armatosur.
Banorët, sipas burimeve jozyrtare, janë të befasuar nga ky zbulim, pasi lokacioni dukej si një pronë private e zakonshme.
Hetimi i organeve kompetente do të tregojë në çfarë mase ky vend është përdorur për përgatitjen e sulmit dhe kush është përgjegjës për ekzistencën e tij.
Sot Policia e Kosovës zbuloi në këtë pronë një sasi armatimi dhe pajisje tjera ushtarake, ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pajisjet ushtarake janë të grupit terrorist që kreu sulm në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.


Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit