Prishtië, 17 shtator 2025
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të ShBA-së, Mark Fleming.
Sipas një njoftimi për media të shpërndarë nga Gjykata Kushtetuese, biseda është përqendruar në rolin e kësaj gjykate në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.
“Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend,” thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.
Gjatë bisedës, kryetari Rexhepi ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin institucioneve të pavarura në Kosovë, në veçanti Gjykatës Kushtetuese.
“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,” përfundon komunikata.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri