Mitrovicë e Veriut, 16 shtator 2025
Një vepër arti që flet me gjuhën e muzikës është tashmë pjesë e muraleve ikonike të Mitrovicës Veriore, qytetit me histori të pasur kulturore dhe shpirt të gjallë artistik. Në zemër të qytetit është realizuar një mural dedikuar legjendës botërore të muzikës rock, Joe Satriani, një prej kitaristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, që njofton se është realizuar një vepër arti – mural në një nga ndërtesat e qytetit.
Ky mural nuk është thjesht ngjyrë në mur, është një simbol i gjallë i dashurisë së qytetarëve të Mitrovicës Veriore për muzikën rock, një trashëgimi që na përkujton se ky qytet ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë i lidhur ngushtë me artin dhe muzikën.
Ky projekt u mundësua me mbështetjen dhe financimin e veçantë nga Arianit Besiri, Kryetar i Komunës së Morbachut në Gjermani në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore z. Erden Atiq dhe Drejtoresha për Kulturë, rini dhe sport znj. Arta Azemi.
Murali është realizuar nga artistët Bardhyl Sh. Dobroshi, Dea Gaxha dhe Albion Mehmedi, të cilët sollën në jetë këtë vepër me shumë përkushtim e kreativitet.


Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit