Prishtinë, 15 shtator 2025
Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore, disa nga ta ende nuk i kanë marrë të hollat dhe pse mësimi tashmë ka filluar.
E për vonesën e të hollave ka folur ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. Nagavci ka thënë se javën që shkoi ministria që ajo udhëheq e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave listen për pagesën e dytë të mbetur. Ndërsa ka pohuar se arsyeja pse ka pasur vonesa sa i përket pranimit të mjeteve për disa prindër ka qenë për shkak të procedurave. Ajo tha se kësaj radhe është dashur të bëhet konfirmimi nga koordinatorët nga secila shkollë për secilin aplikim, me qëllim që të mos ketë abuzim me këto mjete.
“E di që është në fund të javës së kaluar është dërguar lista nga MASHT-i në Ministri të Financave për pagesën për pjesën e dytë të mbetur. Arsyeja që disa prindër kanë pasur pak vonesa në pranimin e mjeteve për çka i falenderoj për mirëkuptim , ka qenë për shkak se sivjet janë konfirmuar nga kordinatorët shkollor secili prej aplikimeve në mënyrë që të mos ketë asnjë abuzim”, ka thënë Nagavci.
Nagavci ka folur dhe për çmimet e teksteve shkollore, duke pohuar se ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime, por se inspektorati ka dalë në terren, ka pasur vizita për të parë nga afër të gjitha rastet e abuzimit, të cilat sipas saj nuk do të lejohen.
“Ka qenë një shtëpi botuese, ku është konfirmuar që ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime. Ne si ministri, por edhe prindërit nëpërmjet inspektorëve dhe mekanizmave që i kanë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë kanë filluar monitorimet. Pra, inspektorati ka pasur vizita të ndryshme dhe ka parë nga afër të gjitha rastet e abuzimit dhe natyrisht nuk do të tolerohet asnjë abuzim”, shtoi Nagavci.

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Pas aksidenteve fatale, shteti forcon mbikëqyrjen e vendeve të punës me teknologji
Pengesë në hetimet për rastin “Panda” në Pejë: BIA serbe nuk lejoi marrjen në pyetje të Vuçiqit
Haxhiu nga gërmimet në Zubin Potok: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Rrënohet hoteli ‘Jezero’, vazhdon aksioni për largimin e objekteve në Ujman
Inspektimet në vendpunishte do të bëhen me dronë, Hoti: Vendimi hyn në fuqi nga 1 shtatori
Deri më tani 6 trupa të gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Parandalohet plani i një grupi kriminal për vrasje dhe sulme me armë e eksploziv