Prishtinë, 15 shtator 2025
Në mbledhjen e 273-të, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) avancoi në pozitën e prokurorit special Armend Zenelajn.
Kryesuesi i Panelit për avancim dhe transferim, njëherësh ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bëri të ditur se për këtë pozitë kanë aplikuar tre kandidatë: Armend Zenelaj, Fitore Sadikaj dhe Sadri Alija. Pas mbajtjes së intervistave, Zenelaj ka marrë më së shumti pikë.
Kelmendi theksoi se kundërkandidatët kanë pasur të drejtë të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj raportit të vlerësimit.
Anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, elaboroi kundërshtimin e paraqitur nga prokurorja Sadikaj, e cila, sipas tij, ka pretenduar se ka pasur zbatim të gabuar të kritereve ligjore, duke filluar nga pikët e intervistës. Sipas saj, ajo ka dhënë përgjigje të sakta dhe ka përmbushur standardet e kërkuara për përgjigje në pyetjet e Komisionit.
Sadikaj i ka propozuar Këshillit që kundërshtimi të miratohet dhe vlerësimi i Panelit të kthehet në rivlerësim, duke kërkuar trajtim objektiv dhe të drejtë të kandidatëve.
Nga ana tjetër, Kelmendi ka deklaruar se Komisioni ka bërë një vlerësim objektiv dhe se kandidatët janë vlerësuar bazuar në performancën e tyre gjatë intervistës para Komisionit.
Këshilli Prokurorial, me pesë vota kundër dhe tri abstenime, refuzoi kundërshtimin e paraqitur nga prokurorja Sadikaj.
Me këtë rast është autorizuar Sekretariati i KPK-së për të informuar Këshillin në mënyrë të detajuar sa i përket përfaqësimit shumetnik dhe gjinor në funksion të respektimit të parimeve të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe përputhshmërisë me kornizën ligjore në fuqi.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri