Hagë, 14 shtator 2025
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka falënderuar pjesëmarrësit në protestën e sotme në Hagë, ku u kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim.
OVL-UÇK tha se mesazhi që doli nga protesta e sotme ishte “i qartë”.
“Falënderim i veçantë për mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: Jo në emrin tim!”, thuhet në një postim të OVL-UÇK-së në Facebook.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë fjalimit të tij në protestën në Hagë ka theksuar se proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk janë vetëm çështje juridike, por prekin dinjitetin e një populli të tërë.
Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u lind nga urrejtja, por nga padrejtësia, dhe se lufta e saj nuk ishte për pushtet, por për liri.
“Sot këtu në zemër të Evropës, nuk flasim vetëm për katër mure, për një proces gjyqësor, apo për disa aktakuza. Ne flasim për dinjitetin e një populli, për një drejtësi që na është mohuar, për historinë e shenjtë të UÇK-së që po përpiqen ta shtrembërojnë. Liria nuk ishte dhuratë, ishte gjaku e sakrifica e djemve e vajzave që ranë për tokë e flamur”, u shpreh ai.

Serbia i mbajti të fshehura krimet e kryera në Kosovë- Blakaj bën thirrje për ngritje të aktakuzave
Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion