Mitrovicë e Veriut, 14 shtator
Kanë shpërthyer reagimet e qytetarëve serb të Mitrovicës së Veriut ndaj tubimit parazgjedhor të Listës Serbe që e mbajti dje në shkollën teknike në këtë pjesë të qytetit.
Reagimet janë në formën e komenteve në rrjetet sociale, përkatësisht te mediat lokale që kanë ndjekur tubimin dhe transmetuar atë në kanalet e tyre sociale.
“Hajna”, “tradhtarë”, “qenër” dhe shprehje të tjera janë përdorur nga qytetarët me emër e mbiemër në adresë të udhëheqësve politik të Listës Serbe.
M.N. ka komentuar duke kërkuar të votohen fytyra të reja politike që përfaqësojnë interesat e qytetarëve serb. “Nuk do të jemi peng të Beogradit dhe dhelprave serbe”, vijon komenti i tij.
Ka edhe komente të tjera që akuzojnë për nepotizëm në punësim dhe ndarje të mirave materiale.
“Pse nuk thirre me na bashku kur i punsove femijet e shokeve e aq femij mbeten pa pune e u deshen me shku ne serbi me kerku pune tash u kujtove se na erdh vatra na i shuajte ato vatra moti”, ka shkruar në koment një qytetare serbe e Mitrovicës së Veriut.
Qytetarët këto komente i kanë bërë në portalin “Kossev” në artikullin i cili flet për hapjen e fushatës së Listës Serbe, dje në Mitrovicë.


Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri