Tirana 13 Shtator 2025
Federata e Futbollit e Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë që ndeshja e planifikuar për 11 tetor, në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, të luhet në stadiumin e Leskovcit.
Burime nga “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë thonë se Presidenti Armand Duka dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv janë pajtuar me kërkesën e Serbisë.
Ky vendim nga Shqipëria i hap rrugën UEFA-s që zyrtarisht të miratojë ndeshjen në stadiumin “Dubočica” në Leskovac.
Vendimi i mëparshëm i UEFA-s ishte që kjo ndeshje të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, pas kërkesës së parë nga FSS, por tani vlerësohet se kombëtarja serbe do të ketë një shans më të mirë në stadiumin e Leskovacit.
Dy ekipet kombëtare janë pjesë e të njëjtit grup në kualifikueset, aktualisht Shqipëria mban vendin e dytë me 8 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura, dhe Serbia është e treta me 7 pikë nga 4 ndeshje.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit