Prishtinë, 12 shtator 2025
Ishte ndër të parët që u paraqit në gjykatore.
Shaban Gashi, para trupit gjykues, të premten dëshmoi për tmerret e përjetuara në luftë nga ushtria, policia e paramilitarët serbë.
Në gjyqin për krime lufte në disa fshatra të Pejës, ndaj ish zyrtarit policor, Millorad Gjokoviq, ai rrëfeu se si i kishin nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe i kishin futur në një depo.
“Qaty kemi nejt nji muj ditë. Sa herë kanë ardhë me pru bukë, sillshin grushta njëherë, tani u dufke me marrrë bukën”, tha dëshmitari, Shaban Gashi.
Nga aty, më pas i kishin nisur atë bashkë me rreth 50 civilë shqiptarë të tjerë për në fshatin Leskoc.
“Gjatë rrugës që na kanë qu, kanë hy civilë, me shufra gome e grushta, na rrehshin rrugës deri në Leskoc. Na kanë shti me knu kangë nacionaliste serbe”, tha ai.
Gashi, tregon se gjatë kësaj rruge, ai ishte lënduar rëndë deri në vdekje.
“Është ardhë prej fundit të autobusit, edhe më ka ra me shufër të gomës, gjysëm n’shpinë, gjysëm n’kry, për mos me m’likuidu krejt. Masnej, e ka nxjerrë një 10 kg çelësa, e në mesin e tyne ish kanë një teh i mprehtë, edhe m’ka ra n’kry. Atëherë m’plas gjaku edhe bluza mu ka mushë me gjak. M’kanë kap njani në ket’ dorë, njani në ket’ dorë, edhe t’u mendu ata që unë do të vdes nuk m’kanë rreh mo, deri sa m’kanë shti mrena”.
Ai përgjatë dëshmisë, tha se nuk ka mundur të shikojë në drejtim të serbëve, për shkak se ata sulmonin edhe më shumë kushdo që kthente shikimin kah ata.
Keqtrajtimet ndaj tyre, nuk ishin ndaluar as në shtëpinë private ku i kishin dërguar këta persona.
“Nihere na patën stërpik me kemikale kundër infektimit, me tesha me krejt. Mas 15 minuta na prunën bukën, ma shumë kena hangër bari, se bukë. Janë mundu edhe fizikisht edhe psiqikisht me na shkatërru, s’di qysh kemi pshtu gjallë”, tha Gashi.
Millorad Gjokoviq, akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe fshtrat përreth, në cilësinë e pjesëtarit të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës ndaj dhjetërave civilëve shqiptarë.
Gjatë ofensivës, u vranë edhe 14 civilë shqiptarë, trupat e pesë prej tyre nuk u gjetën asnjëherë.
Sipas aktakuzës, ai është përgjegjës edhe për plaçkitjen, djegien e shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile shqiptare.

Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit