Prishtinë, 03 shtator 2025
Grafitë kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut, mbrëmjen e së martës.
Të tilla grafite ishin shkruar në gjuhën serbe dhe me shkronja cirilike. E në të thuhej “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.
Kjo, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është luftë hibride. Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet me qëllim që situata në Kosovë të mos përmirësohet.
“Janë kapsolla të destabilizimit, qoftë politik qoftë të sigurisë. Por po ashtu bëhen që popullata ynë e etnisë serbe në një mënyrë apo tjetrën për disa të inkurajohet e për disa të frikësohen, grupi i dytë lojal ndaj Republikës së Kosovës, duke tentuar të shfaqin prezencë n e tyre në Kosovë. Unë po e them prapë që potenciali i tyre për destabilizim nuk ekziston duke qenë se institucionet e Kosovës janë fuqizuar në atë pjesë të Republikës. Por ne të gjitha këto provokime, të gjitha incidentet sado minore të jenë ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht, përgatitemi dhe i përgjigjemi me nivel adekuat”, ka thënë Sveçla.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Por sipas zëvendësdrejtorit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, nuk ka diçka për t’u shqetësuar.
“Ne kemi hapur rast për arsye se është personalitet politikë është kryeministër i vendit,dhe kemi konsultuar prokurorinë e Prokurorisë Themelore dhe Prokurorisë Speciale është hapur rast kanosje jemi duke punuar në ndriçim te rastit, por nuk është diçka për tu shqetësuar për arsye se ne kemi parë shume grafite që janë shkruar në Veriun e vendit dhe Komunat kanë vendosur me i fshi, i kanë fshirë”, ka thënë Elshani.
Rrezik real këto veprime nuk paraqesin as për ekspertin e sigurisë, Arben Dashevci. “Sa i përket këtyre grafiteve, sipas mendimit tim, ato vijnë nga qarqet destruktive që ia duan të keqën Kosovës, por nuk shoh ndonjë panik, nuk shoh asnjë cenim të sigurisë së brendshme në Kosovë, duke ndarë gjithmonë sigurinë e jashtme prej saj sepse nga ajo e jashtme ne e dimë fare mirë se nga kush vijnë problemet e destabilizimit siç është Banjska apo Ibër- Lepenci”, vlerëson ai.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë