Prizren, 02 shtator 2025
Filmi “Le Voce”(Zëri) i cili tregon historinë e hershme të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës e ku në rolin kryesor luan aktori Bekim Fehmiu shfaqet nesër, më 03.09.2025, në Prizren.
Shfaqja e premierës së këtij filmi në Prizren është mundësuar nga Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore- CHwB.
CHwB ka njoftuar se premiera e “Le Voce” (1982) do të shfaqet në ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.
“Filmi, i realizuar nga regjisori italian Brunello Rondi, sjell në ekran historinë e hershme të Gonxhe Bojaxhiut në moshën 17-vjeçare gjatë viteve ’20, dhe rrugëtimin e saj drejt thirrjes së jetës murgeshore me emrin që sot e njeh e gjithë bota, Nëna Terezë”- ka njoftuar CHwB.
Po sipas CHwB, shfaqet për herë të parë në Kosovë dhe është siguruar nga koleksionisti i filmave Edmond Jusufi, ndërsa është përkthyer në shqip nga Oliver Sedaj.
Hyrja për të parë filmin është falas.
Ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit mes CHwB Kosova, Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe financohet nga Qeveria Suedeze.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes