Prishtinë, 28 Gusht 2025
Zëndhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar në lidhje me pretendimet se serbja e arrestuar nga autoritetet kroate për dyshime rreth spiunazhit për Serbinë ka pasur lidhje me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Sipas tij, ky pretendim nuk qëndron sepse sipas tij qasja në informacione të rëndësishmë dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrt është e kufizuar.
“Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit”, thekson ndër tjera Kryeziu.
Zëdhënësi i Qeverisë ka theksuar se meqë veprimtaria e serbes dhe dy të tjerëve është zhvilluar në Kosovë, institucionet janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet kroate.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë