27 gusht, 2025
Një grup xhudistësh të rinj nga Kosova ka udhëtuar drejt Tokios për një kamp stërvitor ndërkombëtar, ku po përgatiten për sfidat dhe garat e ardhshme.
Në këtë kamp po marrin pjesë talentët Enise Zijade, Jon Kuka, Roni Reshitaj dhe Fiona Kuka, të cilët po stërviten nën udhëheqjen e kampiones olimpike dhe trajneres së tyre, Majlinda Kelmendi.
Ky kamp konsiderohet si një mundësi e vlefshme për xhudistët e rinj, pasi përmes disiplinës dhe përkushtimit ata kanë rastin të përfitojnë nga përvoja e disa prej sportistëve më të mirë të xhudos në botë. Synimi i tyre është të ndjekin gjurmët e suksesit që ka bërë xhudon kosovare të njohur në arenën ndërkombëtare.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti