24 gusht, 2025
Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll ka dhuruar ndeshje interesante, me fitore të qarta për Prishtinën dhe Ferizajn, një barazim mes Ballkanit dhe Malishevës, si dhe një sukses të rëndësishëm të Dukagjinit ndaj Gjilanit.
Prishtina – Llapi (3:0)
Në derbin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina mposhti bindshëm Llapin me rezultat 3:0. Mario Ilievski shënoi në minutën e 37-të për epërsinë e parë, ndërsa Rin Ahmeti (58′) dhe Valmir Veliu (90+9′) realizuan nga penalltia për ta vulosur fitoren. Ky është triumfi i dytë radhazi për kryeqytetasit.
Ballkani – Malisheva (1:1)
Në Suharekë, Malisheva arriti të marrë pikën e parë këtë sezon duke barazuar 1:1 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit. Altin Aliu shënoi në minutën e 11-të për mysafirët, por Giovanni barazoi në minutën e 62-të. Ballkani regjistroi barazimin e dytë pas atij me Gjilanin në xhiron e parë.
Dukagjini – Gjilani (2:0)
Skuadra e Dukagjinit shënoi fitoren e parë në këtë edicion, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0 në Klinë. Mërgim Pefqeli (34′) zhbllokoi ndeshjen me kokë, ndërsa Iljasa Zulfiu vulosi fitoren në minutat shtesë. Gjilani mbetet me një pikë pas dy ndeshjeve.
Prishtina e Re – Ferizaj (0:1)
Ferizaj vazhdoi formën e shkëlqyer duke triumfuar minimalisht 1:0 në udhëtim ndaj Prishtinës së Re. Autogoli i mbrojtësit Elvis Prençi në minutën e 63-të vendosi fatin e ndeshjes. Ferizaj dhe Prishtina kryesojnë tabelën me pikë të plota (6), pas dy xhirove të para.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti