Prishtinë, Tetovë 21 gusht 2025
Kampionia e Kosovës, Drita e ka mposhtur Differdange 03, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.
Dueli mes skuadrës sonë dhe asaj nga Luksemburgu, ka dhuruar një sfidë interesante dhe me iniciativën e skuadrës sonë në terren.
Gjilanasit përmes Albert Dabiqajt në minutën e 30-të kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.
Në pjesëlojën e dytë, Differdange 03 më anë të Buch në minutën e 65-të u rikthye në lojë duke barazuar shifrat në 1-1.
Pas barazimit të rezultatit, skuadra e Dritës e kërkojë më shumë golin e fitores të cilën e realizoi përmes Besnik Krasniqit nga pika e bardhë në minutën e 80-të.
Dueli i kthimit luhet pas një javë në Luksemburg, aty ku vetëm 90-të minuta e ndajnë skuadrën tonë për të siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës e që do të ishte arritja më e madh në historinë e Dritës.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Shkëndija e Tetovës, e cila para tifozëve të shumtë të tyre mundën Ludogorets e Bullgarisë, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të fazës së “Play-off-it’ në Europa League.
Skuadra bullgare më mirë e nisi lojën duke kaluar në epërsi prej 0-1 me golin e Duarte në minutën e 17-të.
Mirëpo, skuadra shqiptare nuk vonoi shumë dhe përmes Liridon Latifit në minutën e 35-të barazoi rezultatin në 1-1.
Fitoren e madhe Shkëndijës ia dhuroi Ibraimi në minutën e 60-të. Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Bullgari aty ku do të përcaktohet skuadra e cila do të sigurojë fazën e grupeve në Europa League, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë