Shën Petersburg – Rusi, 20 Gusht 2025
Një ngjarje antisportive ka ndodhur më 12 gusht në Shën Petersburg, gjatë ndeshjes Zenit–Rubin për fazën e grupeve të Kupës së Rusisë. Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku u bë shënjestër e ofendimeve dhe thirrjeve fyese nga tifozët vendas, duke shkaktuar reagimin e Federatës Ruse të Futbollit. Kreu i Komitetit të Disiplinës, Artur Grigoryants, tha për “RIA Novosti” se episodi do të shqyrtohet në mbledhjen e 20 gushtit
Në ndeshje, Zeniti fitoi 3-0 ndaj Rubin Kazanit, ndërsa Daku shënoi një gol që u anulua nga VAR. Në verë, Zeniti kishte shfaqur interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u arrit dhe klubi i Kazanit ia zgjati kontratën 27-vjeçarit.
Ndërkohë, emri i Dakut po lidhet gjithnjë e më shumë me Fiorentinën, pasi mediat italiane raportojnë interes konkret për të. Në sfidën e fundit, ai nuk ishte protagonist si zakonisht: vetëm dy gjuajtje, një pozicion jashtë loje dhe katër duele të fituara nga 14. Trajneri i kundërshtarëve e pranoi se mbrojtja kishte marrë udhëzime të posaçme për ta ndalur.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë