Fanol Shala vendos emrin e Kosovës në majat e sportit të aeronautikut
Prishtinë, 19 Gusht 2025
Pilot i shquar, kampioni, instruktori Fanol Shala ka marrë Diplomën e Rekordit Botëror dhe Europian, duke vendosur emrin e Kosovës në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar.
Ky sukses sipas Federatës Aeronautike të Kosovës ka peshë më të barasvlefshme se çdo medalje olimpike që kanë fituar sportistët tanë deri më sot, duke treguar se talenti, përkushtimi dhe guximi nuk njohin kufij.
“Ky sukses historik nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e institucioneve tona të dashura dhe përkrahja e familjes: Ministria e Sportit e Kosovës – për mbështetjen e palodhur. Komuna e Obiliqit – për besimin dhe motivimin e vazhdueshëm. Komiteti Olimpik i Kosovës – për inkurajimin dhe nxitjen e sportistëve tanë drejt sukseseve ndërkombëtare. Fanol Shala është jo vetëm kampion, por simbol i përkushtimit, talentit dhe guximit shqiptar”, thuhet nga federata.
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.