Prishtinë, 16 Gusht 2025
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po i afrohen gjithnjë e më shumë realizimit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja e radhës me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), duke e cilësuar këtë si një hap tjetër konkret drejt organizimit të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e vendit dhe rajonit.
Pavarësisht bllokadës së krijuar nga dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese, MKRS, në bashkëpunim me KOK dhe Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), po vijon përgatitjet përmes zgjidhjeve alternative. Në kuadër të KOK, ICMG ka themeluar Komitetin Organizativ të përkohshëm për Lojërat Mesdhetare, i cili do të zhvillojë aktivitetet operacionale sipas standardeve më të larta vendore dhe ndërkombëtare.
Ngjarja sportive synon të jetë jo vetëm një sukses organizativ, por edhe një angazhim strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit