Tiranë, 14 Gusht 2025
Mbrëmje historike për Dinamon. Klubi shqiptar arrin për të parën herë në “play off” të Ligës së Konferencës. “Nëndetësja” ka bërë mrekullinë në “Air Albania”, teksa ka eleminuar pastër Hajdukun e Splitit. Zabërgja tundi rrjetën në minutën e 14, duke shënuar golin e vetëm të kohës së rregullt.
Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, skuadrat iu drejtuan 30 minutave të kohës shtesë. Pavarësisht se në disavantazh numerik që nga minuta e 78, kroatët arritën të barazonin përkohësisht. Karaxhiçi tundi rrjetën në minutën e 99, por supergoli i Qardakut në të 109-n dhe Berisha në minutën e 111 vulosën kualifikimin e Dinamos. Ekipi i Ilir Dajës mund kështu Hajdukun e Splitit me shifrat 3-1, duke shkuar vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit