Jairo, 11 Gusht 2025
Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka regjistruar të hënën fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Egjipt.
Në ndeshjen e parë të fazës së dytë grupore, Kosova triumfoi bindshëm ndaj Kuvajtit me rezultat 36:23. Që nga minutat e para, hendbollistët kosovarë e kontrolluan plotësisht lojën, duke ruajtur një epërsi të pakontestueshme deri në fund.
Olt Kabashi, me nëntë pritje vendimtare, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa Olsi Mulaj shkëlqeu me 13 gola. Amar Muqolli dhe Suad Pajaziti kontribuan me nga pesë gola secili, ndërsa Drijon Istrefi dhe Arbian Thaçi realizuan nga tre herë secili.
Të martën, Kosova do të sfidojë Portugalinë në ndeshjen e radhës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit