Mitrovicë, 11 gusht 2025
Në pjesën jugore të Mitrovicës janë duke u zhvilluar punimet për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” të klubit të futbollit Trepça, i cili pas përfundimit pritet të marrë një pamje krejtësisht të re dhe kushte më moderne për sportistët dhe publikun. Projekti përfshin rindërtimin e tribunave, zhveshtoreve, fushës, si dhe vendosjen e ndriçimit të ri që do të mundësojë zhvillimin e ndeshjeve në orët e mbrëmjes.
Sipas autoriteteve kompetente, synimi është që stadiumi të përmbushë standardet për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit më të lartë dhe të shndërrohet në qendër të aktiviteteve sportive në këtë pjesë të qytetit. Përveç infrastrukturës së dedikuar sportistëve, planifikohet edhe rregullimi i rrugëve hyrëse, hapësirave të parkimit dhe hapësirave për media.
Jozyrtarisht mësohet se ky stadium është planifikuar të përdoret gjatë Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë.
Autoritetet lokale theksojnë se renovimi është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e objekteve sportive dhe promovimin e një stili të shëndetshëm jetese, ndërsa adhuruesit e futbollit në Mitrovicë me padurim presin që stadiumi të shkëlqejë sërish me kapacitet të plotë dhe të bëhet vendtakim për tifozët, sportistët dhe familjet.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit