Kombëtarja e Kosovës U19 në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Egjipt. Në ndeshjen e tretë të Grupit B, Kosova mposhti Marokun me rezultat 32:22, duke e përfunduar fazën e grupeve në vendin e tretë. Edhe pse nuk kualifikohet në fazën tjetër, ekipi do të zhvillojë edhe katër ndeshje të tjera për renditje.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 12:10 për të besuarit e përzgjedhësit Fatmir Muhaxheri, ndërsa në pjesën e dytë Kosova e rriti diferencën për një fitore të bindshme.
Më i miri për “Dardanët” e rinj ishte Suad Pajaziti me tetë gola nga dhjetë tentativa, Olsi Mulaj realizoi gjashtë, ndërsa Drijon Istrefi shënoi pesë.
Kosova U19 humbi dy ndeshjet e para të grupit, kundër Zvicrës (35:25) dhe Hungarisë (37:28), e cila ishte favoritja e grupit.
Para Botërorit, Kosova zhvilloi një fazë të mirë përgatitore në Slloveni, duke fituar tri miqësore ndaj Kuvajtit, por forma nuk u reflektua në dy ndeshjet e para të turneut.
Kjo është gjenerata e tretë e Kosovës që merr pjesë në një ngjarje globale, falë “IHF Trophy”, një garë e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit që synon zhvillimin e këtij sporti dhe ofron kualifikim më të shpejtë për Botëror.
Në vitin 2019, hendbollistët e Kosovës U21 kishin luajtur në Botërorin e Spanjës, ndërsa vitin e kaluar në Kinë kishin garuar hendbollistet e Kosovës U18.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit