Prishtinë, 09 Gusht 2025
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit do të realizohet një investim prej 2 milionë eurosh për renovimin e Stadiumit të Qytetit.
Sipas MKRS-së, ky projekt madhor synon modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive, duke krijuar kushte më të mira për sportistët, klubet dhe komunitetin lokal. Punimet do të zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore të arkitekturës dhe inxhinierisë, me synimin që stadiumi të kthehet në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe moderne.
Projekti parashikon ndërtimin e tribunës lindore, vendosjen e mbulesës në tribunat ekzistuese dhe instalimin e ndriçimit në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Ky investim është një hap i rëndësishëm në mbështetjen e sportit dhe zhvillimit të aktiviteteve sportive në Podujevë, si pjesë e përkushtimit të MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në mbarë vendin”, thuhet në njoftim.
Memorandumi u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit