Prishtinë, 27 tetor 2026 15:58
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim që tri lëndë penale që lidhen me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt të ricaktohen nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Vendimi është marrë në bazë të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke u arsyetuar me rëndësinë e veçantë të çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për një trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm.
Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, paralelisht me ricaktimin e lëndëve po bëhet edhe një analizë e plotë e veprimeve dhe mosveprimeve eventuale institucionale në lidhje me rastet e raportuara nga e ndjera.
Në kuadër të kësaj analize do të shqyrtohen kronologjia e veprimeve, vendimet e marra, vlerësimi i rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj, si dhe rrethana të tjera që mund të jenë relevante për përcaktimin e përgjegjësive.
Kryeprokurori ka paralajmëruar se, nëse konstatohet shkelje e ligjit, neglizhencë apo mosveprim institucional, do të ndërmerren masa dhe do të kërkohet përgjegjësi për zyrtarët përkatës.
Në komunikatë theksohet se analiza do të bazohet në fakte, dokumentacion dhe prova, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka përsëritur se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale mbeten detyrime të institucioneve të drejtësisë.

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.8% në 2027
Apeli lë në fuqi 6 vjet burgim për Hysri Selimin për spiunazh
Rezolutë për dhunën ndaj grave, kërkohet hetim parlamentar për rastin Zekaj
Kurti kërkon veprime brenda 72 orëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Haxhiu kërkon llogaridhënie për mosveprimet institucionale në rastin e Arlindës
Emri i ri në dosjen e sulmit terrorist në Banjskë: Stefan Raduloviq
Kryeprokuroria nis shqyrtimin e përgjegjësive institucionale në rastin Zekaj
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog