Prishtinë, 25 tetor 2026 09:16
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekretuar Ligjin Nr. 11/L-016 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026–2027.
Ligji është dekretuar më 20 tetor dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare. Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar atë më 5 tetor.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA) për periudhën 2026–2027.
Fondet synojnë të mbështesin reformat, zhvillimin institucional, përmirësimin e qeverisjes dhe përafrimin e legjislacionit e standardeve të Kosovës me ato të BE-së.
Programi IPA është një nga mekanizmat përmes të cilëve Bashkimi Evropian mbështet vendet që synojnë integrimin evropian.

Zgjedhjet e sotme në Serbi, partitë shqiptare të Luginës me një front të përbashkët
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës: Me votë kundër diskriminimit
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë
Kosova rikthehet si “kartë” e nacionalizmit në fushatën serbe
Hasani: Bashkimi i votës shqiptare mund të sjellë deri në katër mandate
Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro nga IPA
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar