CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?
Preshevë, 25 tetor 2026 08:52
Për herë të parë, partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garojnë të bashkuara në një listë të vetme në zgjedhjet e sotme parlamentare të Serbisë, duke synuar një përfaqësim më të madh të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
“Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17 në fletëvotim, përbëhet nga tetë subjekte politike shqiptare, ndërsa listës i prin deputeti aktual Shaip Kamberi. Lista ka gjithsej 10 kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.
Bashkimi politik vjen pas një marrëveshjeje të arritur më 29 shtator, me synimin që shqiptarët e Luginës të kenë një përfaqësim më të fuqishëm dhe një zë të përbashkët në institucionet e Serbisë.
Ky bashkim rikthen edhe përvojën e vitit 2020, kur partitë shqiptare garuan së bashku dhe siguruan tri mandate në Parlamentin e Serbisë. Në zgjedhjet e mëvonshme, mungesa e një liste të përbashkët solli përfaqësim më të kufizuar.
Zgjedhjet e 25 tetorit paraqesin kështu një moment të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa “Koalicioni Shqiptar” synon që bashkimi i subjekteve politike të përkthehet në më shumë përfaqësim institucional.

Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro nga IPA
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës: Me votë kundër diskriminimit
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë
Kosova rikthehet si “kartë” e nacionalizmit në fushatën serbe
Hasani: Bashkimi i votës shqiptare mund të sjellë deri në katër mandate
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar