Prishtinë, 12 shtator 2026 18:02
Një person ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në fshatin Jasiq të Junikut, ku ishte e përfshirë një katërçikletë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 13:40.
“Me datën 12.09.2026, rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik. Në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë. Si pasojë e aksidentit, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit