Prishtinë, 12 shtator 2026 13:16
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje, pasi një ditë më herët, përmes rrjetit social, kishte publikuar në profilin e tij një koment me përmbajtje kërcënuese.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është kosovar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si kanosje.
Bëhet fjalë për J.S., i cili, sipas të dhënave të siguruara nga institucionet e sigurisë, figuron i dyshuar në gjithsej 31 raste kriminale të evidentuara gjatë periudhës 2000–2023.
Të dhënat tregojnë se rastet në të cilat ai është evidentuar si i dyshuar lidhen me një gamë të gjerë veprash penale. Në mesin e tyre përfshihen vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, posedimi dhe përdorimi ilegal i armëve, si dhe raste të tjera të natyrave të ndryshme.
Në evidencat e sigurisë përmenden gjithashtu raste për vjedhje, zhvatje, pengim të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë, prishje të rendit publik dhe dëmtim të pasurisë.
Në disa prej rasteve janë evidentuar edhe gjetje të armëve të zjarrit dhe shkarkim i armës.
Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve në të cilat Selmani figuron i dyshuar është regjistruar gjatë periudhës 2000–2011, kryesisht për vepra që lidhen me armë, dhunë, kanosje dhe zhvatje.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit