Prishtinë, 11 shtator 2026 07:18
Një autobus turistik është rrokullisur në një rrugë malore në kantonin Graubünden të Zvicrës, duke shkaktuar disa viktima dhe duke lënë të plagosur një numër personash.
Aksidenti ndodhi të enjten në segmentin rrugor që lidh fshatrat Susch dhe Zernez, në luginën e Engadinit, në pjesën lindore të Zvicrës.
Policia lokale konfirmoi se ka persona të vdekur, përmes një njoftimi në rrjetin social X, por deri tani nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të viktimave, kombësitë e tyre apo shkaqet që çuan në daljen e autobusit nga rruga.
Pamjet e transmetuara nga mediat zvicerane tregojnë forca të shumta të emergjencës në vendngjarje, ndërsa ekipet e shpëtimit punonin pranë autobusit, i cili kishte përfunduar i përmbysur në një terren të pjerrët anës rrugës.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit u përfshinë edhe helikopterë, të cilët u ulën pranë vendit të aksidentit për të ndihmuar ekipet e emergjencës dhe transportimin e të plagosurve.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, autobusi i përkiste kompanisë holandeze turistike Oad, e cila organizon udhëtime turistike në vende të ndryshme të Evropës.
Zernez ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar të Zvicrës, një prej zonave më të njohura alpine të vendit.
Parku shtrihet në më shumë se 100 kilometra katrorë në rajonin e Engadinit dhe është një pikënisje e rëndësishme për turistët që vizitojnë këtë pjesë malore të Zvicrës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk është bërë e ditur nëse ai lidhet me kushtet e rrugës, motin, gjendjen teknike të autobusit apo faktorë të tjerë.
Policia zvicerane ka bërë të ditur se hetimi për rrethanat e aksidentit është ende në zhvillim.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit