Mitrovicë, 31 Gusht 2026 19:10
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar katër persona në mbajtje e janë sekuestruar pajisje komunikuese lidhur me dyshime për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer.
Drejtoria e Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka marrë veprimet hetimore lidhur me rastin.
“Hetimet, të cilat kanë filluar në bazë të informacioneve të pranuara, kanë rezultuar me sigurimin e provave dhe informacioneve që ngrenë dyshime të arsyeshme se persona të caktuar, në bashkëveprim, kanë përdorur pajisje të ndryshme telekomunikuese dhe teknologjike për t’iu mundësuar kandidatëve marrjen e përgjigjeve nga distanca gjatë testimit. Në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të hetimeve, më 31 gusht 2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacione lidhur me dyshimin se disa kandidatë do të hynin në testin me shkrim për patentë shofer duke përdorur pajisje të komunikimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se është ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pajisje që dyshohet se janë përdorur gjatë testimit. Po ashtu është bërë bastisje edhe në dy lokacione, por nuk janë gjetur sende të dyshuara.

Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Pas një muaji paraburgim në burgun e Beogradit, lirohet kosovari Dukagjin Maxhuni
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
Mbi 10 kilogramë marihuanë sekuestrohen në Nabërgjan të Pejës, arrestohet një perso
Tre aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit
Arrestohet personi që dyshohet se e kanosi kryeministrin
Milan Radoiçiq regjistroi pesë parcela toke pranë Novi Pazarit në emrin e tij, njërën prej të cilave e ndan me Sinisha Nedelkoviq
Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj
Aktakuza: Serbia mobilizoi të gjitha forcat, s’i mjaftonte vetëm eliminimi i Adem Jasharit