Prishtinë, 30 gusht 2026 19:30
Paralajmërimet e Organizatës Botërore Meteorologjike për fenomenin klimatik “El Niño”, duhet ta vënë në lëvizje edhe Kosovën, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, duhet marrë masa mbrojtëse për bujqësinë dhe blegtorinë ngase priten ndryshime të theksuara klimatike.
Fenomeni klimatik i njohur si “El Niño”, i karakterizuar me ndryshime të theksuara klimatike, si temperatura të larta, thatësirë por edhe shi e stuhi, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, pritet të forcohet në vitet në vijim.
Nga ky fenomen do të preket edhe Kosova, vlerëson eksperti i bujqësisë Muzafer Luma.
“Nëse iu referohemi parashikimeve klimatike të agjencisë kombëtare të SHBA-së për çështjen oqeanike dhe atmosferike vitin e ardhshëm botën e pret një ngritje e temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe rekorde ku një prej faktorëve përpos ndryshimeve klimatike parashikon edhe zhvillimin e këtij fenomeni klimatik El Niño. Edhe pse El Niño zhvillohet në Paqësor domethënë drejtpërdrejt atakohen shtetet e Paqësorit siç janë Indonezia, Filipinet, Australia dhe disa shtete të Amerikës Latine, gjithsesi ndikimi nëse kombinohen edhe me ndryshimet klimatike do të jetë i drejtpërdrejtë edhe te ne”, ka thënë ai.
Sipas Lumës, institucionet e Kosovës duhet të përgatiten dhe të mbrojnë bujqësinë dhe fermerët, në mënyrë që të minimizohen dëmet.
“Ne kemi fermat tona, fermerët tanë, të cilët kanë vendosur sisteme mbrojtëse ndaj breshrit, disa e praktikojnë edhe ndaj ngricave, mirëpo, fenomenet e shpeshta të cilat po ndodhin është një kambane dhe një alarm edhe për institucionet tona që të mobilizohen që në të ardhmen dëmet të jen sa më të vogla”, ka thënë Luma.
Tregu i konsumit të produkteve bujqësore në Kosovë, dominohet nga importi dhe kështu indirekt Kosova goditet nga fenomeni El Niño.
“Në vitin 2024, vërehet se Kosova ka importuar rreth 1.4 miliardë euro produkte bujqësore, nga kjo strukturë rreth 800 milionë euro nga vendet e BE-së, 220 milionë euro nga vendet e CEFA-s dhe vetëm 25% apo 400 milion nga vendet e treta, në vendet e treta dominon Turqia, por kemi importe edhe nga këto vende ku zhvillohet El Nino, siç janë frutat tropikale, bananet, ananasi, avokado, pastaj çaji, kakao, dhe vaji i palmës sidomos në Indonezi, dhe gjithsesi këto do preken dhe normalisht edhe do të reflektohen dhe në çmime”, është shprehur ai.
Luma është shprehur se institucionet duhet të krijojnë strategjinë për adaptimin e bujqësisë me ndryshimet klimatike, duke investuar në sistemet e ujitjes, dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të fermerëve.

Kurti: Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për zbulimin e varrezave masive
Milan Radoiçiq regjistroi pesë parcela toke pranë Novi Pazarit në emrin e tij, njërën prej të cilave e ndan me Sinisha Nedelkoviq
Aktakuza: Serbia mobilizoi të gjitha forcat, s’i mjaftonte vetëm eliminimi i Adem Jasharit
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Raportohen katër raste të personave të zhdukur në Kosovë, dy të mitur
Shqipëria dhe Kosova prezantuan trashëgiminë kulturore në Festivalin e Ambasadave 2026
Ditari i një fotografi të luftës” hapet ekspozitë në Prishtinë