Bukuresht, 30 korrik 2025
Shkëndija shkëlqen në Bukuresht, kalon në raundin e tretë të Champions League.
Shkëndija e Tetovës ka arritur një kualifikim historik në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti FCSB-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në “Arena Nationala” të Bukureshtit.
Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Juri Cisotti shënoi pas një asistimi të Daniel Birligeas. Por reagimi i tetovarëve erdhi shpejt, vetëm pesë minuta më vonë, pas një rrëmuje në zonë, Liridon Latifi gjeti rrjetën dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Heroi i mbrëmjes për Shkëndijën ishte Vane Krstevski, i cili në minutën e 87-të realizoi një gol spektakolar me parabolë, të devijuar lehtë nga mbrojtja kundërshtare, duke vulosur fitoren 2-1.
Me këtë triumf, Shkëndija kalon më tej në raundin e tretë, ku do të përballet me skuadrën azere Qarabag. Kujtojmë se në takimin e parë në Shkup, Shkëndija kishte fituar me rezultat 1-0, duke e mbyllur përballjen e dyfishtë me shifrat 3-1 në total.
Ndërkohë, FCSB do ta vazhdojë aventurën europiane në Europa League, ku do të përballet me Dritën nga Kosova.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit