Prishtinë, 30 Korrik 2025
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të martën listën e 27 sportistëve që përfitojnë bursa për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.
Mjetet për bursa sigurohen nga Solidariteti Olimpik i IOC-së dhe buxheti i KOK-ut.
Xhudistja Distria Krasniqi do të mbështetet me 1350 dollarë, përkatësisht 1169 euro. Laura Fazliu me 1250 dollarë, Akil Gjakova me 1100 dollarë dhe boksierja Donjeta Sadiku me 1000 dollarë.
Me nga 600 dollarë në muaj mbështeten xhudistët Flaka Loxha e Dardan Cena, atleti Muhamet Ramadani, boksieri Bashkim Bajoku, taekwondisti Bleron Ademi dhe notarja Hana Beiqi.
Ndërkohë 17 sportistë të tjerë mbështeten me nga 350 euro në muaj: Shpetim Bajoku, Donat Syla, Taulant Jakupi (boks), Fatjona Kasapi, Shpati Zekaj, Blin Kuka, Laurinë Gashi (xhudo), Mal Sahiti, Elion Agushi e Jon Gashi (taekwondo), Gresa Bakraqi e Leon Thaqi (atletikë), Lonisa Reka (mundje), Nexhat Sahiti e Drilon Ibrahimi (shenjëtari), Albion Ymeri (triatlon) dhe Kaltrina Thaqi (gjimnastikë).
Brenda një viti këta 27 sportistë mbështeten me 171 mijë dollarë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit